Kjo monografi është për secilin që do të dije më tepër për shërbimet shëndetësore dhe menaxhimin si para lufte ashtu edhe pas lufte, në Poliklinikën ,,GALAXY’’.
Kur do të lexoni këtë monografi do ta dini se si të vini te ajo se çfarë vërtet meriton, dhe a e arsyeton intervenimin dhe punën e palodhshme në një kohë të egër të rrezikshme të okupimit.
Në profesionet e mia të ndryshme kam angazhuar specialistë të lëmive të ndryshme dhe puna ka qenë ekipore, kurse idetë dhe investimet kanë qenë private, të mijat, familjare.
Kurse ideja për investime në vitin 1990 kanë qenë , shuma të mëdha, të rrezikshme që në fillim nuk kishte një të ardhme të mirë, se nga Kosova njerëzit largoheshin-iknin se kanosej riziku fizikë dhe ekonomik, kurse unë isha i vetëdijshëm, në shërbim të arsyes dhe të vërtetës, se në jetë rrallë kush ia qëllon,(të rrallët janë ata persona)ata persona që ia qëllojnë në jetë janë të suksesshëm, janë të arsyeshëm para vetes, familjes, shoqërisë, Zotit.
Ashtu që qëllimi i im ka qenë vetëm e vetëm të përshtatem nevojës dhe arsyes, kurse sot pas shtatë vite lirie vendosa të mbledhë dëshmi dhe dëshmitar për këtë monografi.
Ky libër-monografi është përqendruar në tre qëllime:
- njoftim për historikun-monografia e Poliklinikës GALAXY.
- suksesi në menaxhimin,
- organizimin e shërbimeve shëndetësore, në sektorin Privat shëndetësorë.
Njoftimi, metoda, strategjia dhe teknika që do të hasni në këtë monografi është provuar dhe është dëshmuar gjatë 17 viteve të përvojës time praktike të lodhshme dhe shumë me batica dhe zbatica.
Këtë monografi ua kushtoj dhe përshëndesë atyre personave që kanë pas nevojë shëndetësore dhe janë shërua, posaçërisht dhe me krenari përshëndesë:
- Të plagosurve të lirisë, që numri i personave të operuarve janë mbi 80 persona,në mungesë të
dokumenteve por ka dëshmi dhe dëshmitarë,
- Bashkëpunëtorët mjekët që kanë pas mundësin të ushtrojnë veprimtarin e vetë,
- Si në mbajtjen e provimeve të Magistraturës
Ass.Dr. Suheda Latifi Hoxha,
- Specializime Dr. Arijeta Zherka Saraqini-Kirurgji,
- Specializime Dr. Adem Rusta-Kirurgji,
- Provimet,praktik, teori të studentëve që në një vit akademikë kanë kalua 150 student,
- Studentët e demonstratave të tetorit të vitit 1997, shiko dokumentin të studentëve që kanë kërkua ndihmën në Poliklinikën Galaxy ,me emër dhe mbiemër të studentëve,
- Për çdo vit akademik kanë vijua praktikën 20 mjekë,
- Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UÇK Zotëriun Adem Demaqin që me kërkesë është drejtua Poliklinikës të datës 05-12-1998, e nënshkruar nga vet zotëri Adem Demaqi.
- Urdhëresë nga UÇK, e Komanda e Zonës Operative të Llapit e nënshkruar nga Zëvendës Komandanti i zonës operative të Llapit.
- Jam mirënjohës dhe përshëndes nga zemra të gjitha
ata që më kanë ndihmua pas lufte në rindërtimin dhe
riorganizimin e Poliklinikës ,,GALAXY,,si nga ana
materiale ashtu edhe nga ana morale.
Përshëndes dhe jam mirënjohës që arrita të lexuesit që të ofroj dhe të kenë në dorë të shpalosin këto fletë që për na është një kapital madhorë, dhashë Zoti nuk na përsëritet.
Ka dëshmi, dëshmitarë që mund të na dëshmojnë, i lusë të na ndihmoni me të dhëna që neve na mungojnë jam mirënjohës të paraqiten të vërtetoni, të pasurojnë këtë monografi.
Vlera më e madhe e këtyre dëshmive është demonstrua me të dhëna të vërteta, me fotografi, me dorëshkrime të pacientëve të skenuara, me fotografi autentike dhe kronologjike të periudhës të shumë të rëndësishme e herë herë dramatike të veprimtarisë tonë shëndetësore.
Për mua këto fakte pasqyrohet shumë qartë ecuria e veprimtarisë tonë në shëndetësinë Kosovare nga viti 1990.
Prandaj, mund të thuhet se Poliklinika ka qenë dhe vazhdon me një përkushtim të lartë në veprimtarin që është e ndishme humane, nuk ka dyshim kjo punë e madhe do të ndihmojë lexuesve në informimin në begatimin e raporteve në shëndetësinë në këtë Instucion shëndetësorë.
Poliklinika ,,GALAXY,, Përmendet,
mburret me shumë krenari,
Se ka qenë vatra e vetme dhe e para
në shëndetësinë Kosovare.
- Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i atëhershëm i UÇK-së Zotëriun Adem Demaqin që me kërkesë është drejtua Poliklinikës e datës 05-12-1998, e nënshkruar nga vet
zotëri Adem Demaqi, Shiko dokumentin
- Urdhëresë nga UÇK, e Komanda e Zonës Operative të Llapit e nënshkruar
nga Zëvendës Komandanti i zonës operative të Llapit,
të datës 21-01-1999, shiko dokumentin të skanuar.
- Vatër e vetme e arsimimit shiko kërkesën e Fakultetit të Mjekësisë të e nënshkruar nga Prodekani për mësim i atëhershëm Prof. Dr. Zef Gjoni të vitit 1992.
- Mirënjohje nga Fakulteti e Mjekësisë e nënshkruar nga Dekani Prof. Dr. Bajram Nura.
Të vitit 2004.
- Vatër e vetme e shkollës së Mesme të Mjekësisë ,,Ali Sokoli,, shiko kërkesën e nënshkruar nga vet Drejtori i atëhershëm.
- Mirënjohje nga Shkolla e Mesme ,,Ali Sokoli,, viti 2004
- Veprimtari, aktivisti i njohur i luftës Zotëri Shaban Hoxha, i cili me doktor Shpëtimin kishte kaluar nëpër shumë rreziqe, i cili si dëshmitar i palodhshëm,
Mund të dëshmoj, shiko,, Librin e tetë ,,Fisnikët e Liresë,, faqe 275,
Dhe Monografia e titulluar,,Dr. Shpëtimi shpëtimtar jete,, autorët Ilaz Metaj dhe Ali Llunji.
- Nuk mundem pa përmendur me respekt të madh miqtë, shokët, familjarët për ndihmën dhe kontributin e dhënë pas lufte ,pasi Poliklinika ishte
shkatërrua vjedhur:
Pronarin e Organizatës Shëndetësore,,GALAXY,, Mehmet Idrizin nga Tetovë.
Shaip Idrizin nga Kroacia
Elmaz Idrizin nga Tetova
Dr.Ilir Tolaj
Alatin Adilçe nga Stambolli
Bardhyl Mamutin nga Zvicra
Pronarin e Televizionit privat TV-Art
Artan Skenderin.
Miradije Statovci,mot.Kryesore
Dr.Fatime Shkodra
Dr.Hajrulla Fejza
Fatmir Bekçeli
Uran Rexhepi
Hadi Ramizi nga Zvicër
Qenan Kasami
Nevzat Asani
Dr. Habil Bexheti
Rasim Mjekiçi nga Prishtina
Ph.Haki Ejupin nga Prishtina
Xheladin Sinani nga Tetova,zotëri Xhela
Demirali Demir nga Tetova
Orhan Kabashi nga Tetova
Ali Ibrahimi-Spektror nga Tetova
- Përfaqësues i UÇK-së për Shëndetësisë e Maqedonisë Dr, Haqif –Stomatollog nga Prishtinë i lindur në Kërçovë, tash puno si Stomatolog në Drenas që mundë të dëshmoje si dëshmitar.
Përfaqësuesi Politik i atëhershëm për Kosovë Pajazit Lika si dëshmitar që me iniciativën time personale i kam dërgua Dr. Hasan Ibrahimin, Dr. Sadik Llulakun në vitin 2001 u inkuadruan në luftën UÇK në Maqedoni fal Poliklinikës Galaxy u formuan Spitali Ushtarak në Shipkovic dhe me pajisje medicinave nga Poliklinika ,,GALAXY,,
Ku në Prizren në ka pritë gjenerali Gëzim Osdreni dhe zotëriu me pseudonimin Haxhi Baba ,
.
- Gjenerali Bardhyl Tahiri të cilin disa vendas nga Maqedonia propozuan që të inkuadrohet të apë kontributin si atdhetarë si profesionist në luftën shqiptarëve të Maqedonisë .
Bardhyl Tahirin një muaj ka pritë në Poliklinikë të bëhet verifikimin, karakteristikat e gjeneralit pas të vinë nga Tirana që të inkuadrohet në luftën e UÇK-re në Maqedoni pas një muaj na thirrën në Prizren.
Në Prizren na kan pritë gjenerali Gëzim Osdreni ashtu që fal disa miqve nga Tetova si dhe fal Poliklinikë ,,GALAXY,, Gjenerali Bardhyl Tahiri u
inkuadrua në UÇK-re.
Fal këtyre fakteve autentike, ne, sot, e kemi më lehtë të kuptojmë të përshtatemi nevojës, se veprimtaria shëndetësore është shumë e ndishme e prekshme se komprometimi nuk ka kufi, krejt shërbimet janë interes, kurse shëndeti në radhë të parë është humane, nevojë sociale dhe vitale për shtetin e Kosovës,
atëherë duhet të këna shumë kujdes.
Nga këto shkrime-fakte të shkruar, të demonstruara me fotografi, dorë shkrime në mënyrë të thjeshtë, por reale besnike mund të shihet e të vlerësohet shkalla e pjekurisë dhe e papjekurisë sonë shëndetësore e cila e ka krye emisionin e vetë para lufte, e cila kaloi dhe po kalon edhe sot nëpër sprova të ndryshme, e nëpër sfida të rrezikshme dhe nëpër furtuna të njerëzve të pa ndërgjegjshëm.
Jam përpjekur ti përmbahem saktësisht origjinalit të gjuhës të popullit, si në shprehjet ashtu edhe komentimet dhe që të jem sa më besnik ndaj realitetit.
Jam i vetëdijshëm kam përgjegjësi para miqve bashkëpunëtorëve – lexuesve, por dëshira dhe arsya që edhe lexuesit të dinë më shumë
për Poliklinikën ,,GALAXY,, .
Ashtu që lexuesit të mund ta kuptojnë sa më lehtë.
Se njeriu, individi, është krijesë e pajisur me të menduar, të gjejë rrugën e vërtetë dhe të jetë i arsyeshëm në familje, shoqëri dhe në jetë.
Unë duke i lënë tri Librat e jetës, të hapura, përvojës sime, propozoj të shprehni interesimin dhe të lexoni, se vetëm atëherë do të arsyetoj jetën, punën,
profesionin, shkrimet e mia.
Falënderimi dhe respekti u takon juve lexues të nderuar.
Autori, Abdirahim Idrizi